Surprise Me!

METE, dy vlerësime të ndryshme për konçensionin e rafinerisë së Cërrikut

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE - Një vendim i Ministrisë së Ekonomisë, i cili lë vend për dyshime. Bujar Muça, përfaqësues i shoqërive "Delta", "Dast" dhe "STNPM", në një letër dërguar në redaksi, deklaron se nga kjo ministri i është bërë padrejtësi lidhur me një konçension për rafinerinë e naftës në Cërrik. Sipas dokumentave të dërguara prej tij, në prillin e këtij viti, kur Ministria e Ekonomisë drejtohej nga Edmond Haxhinasto, në njoftimin e klasifikimit nga komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me kryetar Eduart Seitaj, bashkimit të kompanive që përfaqëson Muça,i janë dhënë 100 pikë.<br /><br />Por ndërkohë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, në 21 qershor 2013, kur në këtë Ministri ishte një tjetër ministër, Florion Mima, komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me kryetar Dardan Domi, e vlerëson bashkimin e shoqërive të përfaqësuar nga Muça me 67.3 pikë, ndërsa firmën fituese "Kurum" me 87.7 pikë. Pikërisht ky vendim ka hapur një kalvar ankesash dhe gjyqesh.

Buy Now on CodeCanyon