Surprise Me!

Valë e re sulmesh me bombë në Irak, 55 persona të vdekur

2015-08-21 2 Dailymotion

BAGDAD- Të paktën 55 persona kanë mbetur të vdekur nga një valë shpërthimesh me makina bombë në jug të Irakut.

Policia dhe burimet mjekësore thanë se sulmet, të cilat ishin të koordinuara, ishin të përqendruara në disa qytete përfshirë kryeqytetin e Bagdadit ku jetojnë shumica Shiite.

"Të paktën 10 persona u vranë kur dy makina bombë shpërthyen njëra pas tjetrës pranë një stacioni të autobusëve në qytetin Kut, 150 km në juglindje të kryeqytetit", tha policia.

Sulme të tilla me makina bombë në vende publike nënvizojnë përkeqësimin e sigurisë në Irak, ku rreth 4,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i vitit, sipas monitorimit të dhunës nga grupi Body Count në Irak.

Vetëm në muajin korrik janë shënuar 810 viktima dhe dhjetëra të lënduar nga sulmet militante.

Dhuna ka ngritur frikën e një rikthimi të plotë të konfliktit në një vend ku kurdët, shumica Shiite dhe pakica sunite nuk kanë gjetur ende një rrugë të qëndrueshme të ndarjes së pushtetit.

Tensionet sektare në të gjithë rajonin janë nxitur edhe nga lufta civile në Sirinë fqinje, që ka tërhequr shiitët dhe sunitët nga Iraku.

Më shumë se një dekadë pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak, siguria mbetet e brishtë ku qindra njerëz vdesin pothuajse çdo muaj.

Buy Now on CodeCanyon