TIRANE- Nëse je në një proces gjyqësor apo në pritje të një date për të nisur gjykimi, do të duhet të presësh plot një muaj deri më 1 shtator.

Zyra e shtypit e Gjykatës së kryeqytetit bën me dije, se prej një gushtit e deri më një shtator, Gjykata do të funksionojë vetëm për masat e sigurisë dhe urdhërat emergjentë të mbrojtjes.

E njëjta procedurë do të aplikohet dhe në gjykatat e rretheve, si dhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet, ku pritet që gjatë gushtit të funksionojnë me gjykatës të gatshëm, si dhe me sekretari të hapura për depozitim padish.

Sipas Zëdhënëses së Gjykatës së Tiranës "qytetarët mund të depozitojnë pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate gjatë muajit gusht, të gjitha llojet e kërkesave dhe kërkesë padive, por caktimi i gjyqtarit për këto çështje do të bëhet në muajin shtator me rifillimin e shortit".