FIER - Rreth 20 persona kanë përfunduar në spitalin rajonal të Fierit këto ditë të nxehta si pasojë e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët.

Ky fakt bëhet i ditur nga mjeku toksikolog, Lulzim Banushaj, i cili thotë se 15 prej personave të paraqitur për ndihmë mjekësore si pasojë e helmimeve janë shtruar në spital, pasi janë kafshuar nga merimanga e zezë, akrepi ose gjarpri.

Mjeku shpjegon se ky numër vjen gjithnjë e në rritje gjatë sezonit të verës, sidomos kur temperatura janë të larta.

Mjekët bëjnë apel, sidomos për fermerët dhe banorët e zonave rurale, që të jenë më të kujdesshëm nga insektet dhe zvarranikët helmues, pasi rrezikshmëria e tyre është më e lartë gjatë periudhës së verës.

Ata apelojnë gjithashtu që personat e infektuar të paraqiten menjëherë pranë qendrave më të afërta shëndetësore, pasi në të kundërt helmi mund të jetë edhe vdekjeprurës.