Pogradeci vijon të mbetet një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas gjatë periudhës së verës. Megjithë përmirësimet në infrastrukturën rrugore, pushuesit mbeten sërish të pakënaqur me kushtet që ofron këtë vit qyteti turistik.

Ndotjet dhe patrullimi i varkave të shpëtimit në raste rreziku janë problemet që shqetësojnë pushuesit.

Gjithashtu, ajo që mbetet për të theksuar është edhe zaptimi i plazhit publik nga shezlonget e subjekteve private. Ccdo ditë hapësirat publike dhe mundësia e pushuesve për t'i shfrytëzuar sa vjen e zvogëlohet.

Ndërkohë, nga ana e subjekteve private është pohuar se shezlonget e vendosura janë me leje nga bashkia e qytetit për ushtrimin e aktivitetit të tyre.