Surprise Me!

Vlorë e Sarandë, arrestohen 3 të kërkuar e 2 për shpërndarje droge

2015-08-21 6 Dailymotion

VLORE- Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga Interpol Athina e Tirana, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Kjo e fundit njoftoi, se është arrestuar në Greqi, Apostol Buçaj, 42 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Foto Mërtirit në vitin 1994 dhe u dënua në mungesë në vitin 2008.

Po ashtu, nga Interpol Athina u vu në pranga edhe i kërkuari tjetër Thoma Canaj, 45 vjeç, masi në korrik të vitit 2002 ka vrarë me armë Arjan Dyrmishin dhe plagosi Rei Skëndajn.

Gjithashtu, sipas policisë së Vlorës, u arrestua edhe 54-vjeçari Hariz Murataj, pasi gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vjet e gjashtë muaj burg për trafik narkotikësh.

Ndërkohë në Vlorë janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë, Dritan Alushi për dhunë ndaj një femre me të cilën bashkëjetonte, si dhe 14-vjeçari K.A., pasi në banesën e tij u gjetën 350 gramë hashash.

Dy persona të tjerë janë arrestuar në Sarandë dhe konkretisht Ardit Qoku 25 vjeç dhe Drini Kroj, 34 vjeç, respektivisht për vjedhje e shpërndarje lëndësh narkotike.

Policia e Vlorës njoftoi gjithashtu, se mbi bazën e hetimeve disamujore nën drejtimin e Prokurorisë, është bëre sekuestro preventive e truallit prej 20.039 m katror, e cila ndodhet në zonën e "Plazhit të Vjetër" të qytetit të Vlorës, vlera e të cilë shkon në rreth 1 milion euro.

Buy Now on CodeCanyon