Surprise Me!

Veljanoski: Maqedonia nuk është shtëpi pa themel

2015-08-21 4 Dailymotion

Maqedonia dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-së pasi të gjitha reformat dhe përpjekjet i ka të orientuar në këtë drejtim. Kështu u shpreh kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të 110 vjetorit të Ilindenit, para përmendores së kryetarit të parë të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit.

"Përulja para sfidave nuk është pjesë e gjenit tonë. Nuk është në gjakun tonë , të cilin e kanë bërë kaq të fuqishëm dhe rezistues të gjitha vështirësitë në të kaluarën, Gjatë historisë kemi pasur aq shumë armiq, të fuqishëm, perandori të pamposhtura, por asnjëherë nuk kemi hequr dorë, asnjëherë nuk jemi gjunjëzuar. Ne si popull saktë e dimë se ku jemi duke shkuar, cilat vlera i ndajmë dhe nga ku jemi. Këtë shumë herë e kemi thënë, po nëse e do nevoja do ta përsërisim edhe shumë herë. Pa një vetë-respekt, vlera e çdo të triumfi është dukshëm më e vogël. Ne do të vazhdojmë në drejtimin që ne e kemi krijuar, por pa harruar se Maqedonia është një dhe e pandashme. Ne nuk jemi popull pa identik, farë pa rrënjë, shtëpi pa bazament", deklaroi Trajko Veljanovski, kryetar i parlamentit.

Sipas Veljanovskit, maqedonasit me kremtimin e ditës së sotme si ditë të republikës dhe luftës së popullit për liri, edhe njëherë po përmbush amanetin e stërgjyshërve, amanetin e ilindenasve, pjesëmarrësve të KAÇKM-së dhe të gjithë atyre personave që dhanë jetët e tyre për realizimin e idesë për një Maqedoni të lirë.

"Ilindeni është themeli i shtetit tonë! Ilindeni është dëshmi prej graniti për mundin e gjeneratave para nesh! Ilindeni është motiv për aksion! Ilindeni është energjia e dëshiruar! Kjo ditë është impulsi i pandalshëm i cili Maqedoninë e ka udhëhequr dhe do ta shpie vetëm përpara drejt fitoreve të reja", u shpreh Trajko Veljanovski, kryetar i parlamentit.

Kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski e udhëhoqi delegacionin parlamentar i cili vendosi kurora lulesh para përmendores së Metodija Andonov-Çentos, kryetarit të parë të KAÇKM-së, si dhe para përmendoreve të Nikolla Karevit para godinës së parlamentit dhe tek përmendorja e KAÇKM-së. Delegacione të parlamentit sot morëm pjesë edhe në manifestimin qendror të Ilindenit në Krushevë dhe tek Qendra Memoriale në Pelince. Në këto manifestime nga partitë shqiptare morën pjesë vetëm deputetët e BDI-së. Valmir Kuçi

Buy Now on CodeCanyon