Ish-punonjësi i shërbimin sekret amerikan, Eduard Snouden deklaroi se vendimi i autoriteteve ruse që t'i japin azil të përkohshëm paraqet fitore mbi sundimin e së drejtës. Përmes faqes së internetit "Uikiliks", ai iu falënderua Moskës zyrtare, njëherësh duke i akuzuar SHBA-të se e shkelin të drejtën ndërkombëtare.<br /><br />Ndërkohë, Uashingtoni zyrtare njoftoi se është jashtëzakonisht i dëshpëruar nga vendimi i autoriteteve ruse. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se me këtë veprim zvogëlohet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe ato policore të të dyja vendeve. Siç transmetojnë mediat gjermane, në deklaratën e tij Karni paralajmëroi se zhvillimet e fundit e vendosin në pikëpyetje pjesëmarrjen e presidentin amerikan Barak Obama në samitin e planifikuar për muajin e ardhshëm në Rusi. Paraprakisht disa kongresistë dënuan vendimin e autoriteteve ruse, duke vlerësuar se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.<br /><br />Kremlini, nga ana tjetër porositi se marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së nuk do të përkeqësohen për shkak të këtij, siç u shprehën, rasti relativisht të parëndësishëm. Dje, ish-punonjësi i shërbimit sekret amerikan, Eduard Snouden fitoi azil njëvjeçar në Rusi dhe braktisi aeroportin Sheremetjevo në Moskë, ku qëndroi pesë javë të tëra. Uashingtoni e kërkon ekstradimin e Snoudenit nga Rusia që më pas ta përballë me drejtësinë amerikane për spiunazh, pasi ai iu ka dhënë gazetarëve informacione rreth masës së madhe të programeve të vëzhgimit amerikan të internetit dhe telefonatave. Petar Bllazhevski
