Surprise Me!

Monstra, dëshmitari i sotshëm kontradiktor me dëshmitarin e fshehur

2015-08-21 0 Dailymotion

Ka vazhduar sot procesi gjyqësor për rastin Monstra. Prokuroria nxori dëshmitarin i cili pretendon se ditën e vrasjes i ka parë viktimat. Pala mbrojtëse vlerëson se pohimet e dëshmitarit nxjerrin në pah dyshimin e hapur kohë më parë nga pala avokatët lidhur dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur për këtë rast. Avokati Naser Raufi tha se dëshmia e sotme është kontradiktore me atë të dëshmitarit të mbrojtur. Raufi thotë se kjo vërteton që dëshmitari i mbrojtur nuk e flet të vërtetën.

"Sot kishte dëshmitar të prokurorisë, z. Llazarevski që me deklaratën e tij vërtetoi konstatimin tonë se dëshmitari i koduar nuk ka thënë të vërtetën. Nuk mund të ndërhyjë në momente të deklaratës së dëshmitarit, vetëm mund të them gjeneralisht se deklarata e këtij dëshmitari i cili është dëshmitar i prokurorisë tregon se dëshmitari i koduar nuk e thotë të vërtetën", u shpreh Naser Raufi, avokat.

Ndërkohë që pritet rrjedha e mëtutjeshme e procesit gjyqësor, mbrojtja kërkon me ngulm që ti lejohet ta shohin dhe studiojnë veturën e markës Opel, me të cilën sipas akuzës janë larguar vrasësit nga vendi i krimit. Pas shumë kërkesave, gjykata ende nuk ka dhënë dritë jeshile për një gjë të tillë.

"Priten deklaratat e dëshmitarit të koduar, ekspertizat, propozimet e tona, si për shembull të shihet Opeli që disa herë kërkojmë. Neve, paramendoni, ende se kemi parë veturën e cila kinse ka qenë tek kufiri dhe ku është gjetur ADN. Pasi nuk ka ndonjë kauzalitet me vet vendin e ngjarjes, por e kemi atë propozim që deri tani nuk është siguruar dhe pikëpyetje a do të sigurohet propozimi im", deklaroi Naser Raufi, avokat.

Dyshime për veturën e tipit Opel, muaj më parë ngriti i burgosuri Dime Veskov, i cili kishte dëshmuar para trupit gjykues se ajo veturë i takon njësitit policor ALFA. Dëshminë e tij ai e bazoi në faktin se sipas tij ai ishte arrestuar pikërisht me atë veturë. Procesi gjyqësor Monstra po vazhdon në mungesën e dy të akuzuarve të tjerë, Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të dënuar në Kosovë për armëmbajtje pa leje. Pas dënimit me 2 respektivisht 2 vjet e gjysmë burg, është e qartë se ata nuk do të ekstradohen së shpejti në Maqedoni. Procesi gjyqësor për rastin Monstra do të vazhdojë më 4 shtator. Benjamin Arifi

Buy Now on CodeCanyon