Një pjesë e pushuesit në plazhet e Strugës kanë vendosur të festojnë Fitër Bajramin në plazhe. Ata thonë se nuk kanë ndërmend t'i prishin planet, madje ndihen mëse komod në freskinë e liqenit për të festuar jo vetëm me familjarët, por edhe me miqtë e njerëz të rastësishëm në plazh. Për shumë njerëz,kjo festë do të shënohet për herë të parë, larg familjes.

"...Megjithëse afrohet festa e Bajramit që të gjithë mund të ndodhen pranë familjes për të festuar, ne kemi zgjedhur Strugën si një vend shumë i qetë dhe shumë i preferuar, sidomos për ne të Shqipërisë kuptohet edhe për të kaluar një ditë feste."

"...Edhe pse festa e Bajramit po afron, ne do të rrimë këtu, do të festojmë këtu me të afërmit, plus pas dy ditësh do largohemi prej Struge për arsye familjare,të festojmë festën e Bajramit jashtë Strugës."

"Jam nga Presheva, kemi ardhur që dy ditë këtu në Strugë. Kalojmë shumë bukur, edhe pse afrohet dita e Bajramit, do rrimë këtu, pastaj ditën e dytë do shkojmë në Preshevë ta kalojmë ditën e dytë atje."

"Edhe pse ne i kemi ditët e nxehta të kësaj vere, ne e kemi vendosur që këto ditë t'i kalojmë këtu në Struge, si turist edhe pse afrohet Bajrami. E vendosim që të kalojmë këtu festën e Bajramit, na pëlqen ambienti, është mirë fare."

Fluksi më i madh i turistëve në Strugë pritet që të jetë pas festës së Bajramit. Kështu theksojnë edhe menaxherët e hoteleve, në bazë të prenotimeve që janë bërë nga pushuesit. Gjatë gushtit, pritet të ketë edhe më shumë evenimente kulturore në Strugë, siç janë festivali "Këngë Jeho" dhe festivali prestigjioz i "mbrëmjeve strugane të poezisë".

"Presim një numër më të madh turistësh. Tendenca filloi që në fillim të muajit gushtit, por edhe fundi i korrikut ishte më mirë se ditët e para të muajit korrik. Presim që edhe më tutje të vazhdoj tendenca e turistëve nga Holanda, turist nga Austria, kemi norvegjez deri tani. Tani fillojnë edhe mbrëmjet strugane të poezisë, dhe presim një fluks akoma më të madh", u shpreh menaxher hoteli.

"Është evidente që pushuesit kanë zgjedhur që edhe festat e Bajramit t'i kalojnë në Strugë. Natyrisht që presim edhe një dyndje më të madhe pas festave të Bajramit, pasi arsyetohet. Tani fillojnë edhe festivalet, është "Këngë Jeho" është festivali i poezisë, lokalet afariste ofrojnë një sërë koncertesh, mbrëmjesh, shfaqjesh teatrore. Mendoj që kjo gamë ofertash do japë rezultatet e pritura", tha menaxher hoteli.

Fundi i këtij muaji shënon edhe mbylljen e sezonit turistik të vitit, bashkë edhe me aktivitetet e shumta kulturore që zhvillohen në Strugë. Durim Etemi