LSDM-ja kthehet me punë aktive në parlament. Partia më e madhe opozitare sot konfirmoi se do të angazhohet njësoj si para incidentit të 24 dhjetorit, kur deputetët e saj me forcë u dëbuan nga kuvendi. Nga LSDM-ja thonë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat e marrëveshjes së marsit dhe tani presin reciprocitet nga VMRO-ja e cila sipas tyre nuk kontribuon fare për zbardhjen e 24 dhjetorit.

"LSDM deri tani i ka plotësuar të gjitha kërkesat e marrëveshjes së marsit, morëm pjesë në zgjedhjet lokale, u kthyem në Kuvend,u ulëm në tavolinë me VMRO-në dhe e formuam komisionin për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Por, do të pyesim se çfarë është ajo që bëri VMRO-ja për tejkalimin e krizës komisionit të 24 dhjetorit" tha Damjan Mançevski, Nënkryetar i LSDM-së
Nga ana tjetër LSDM mbetet në qëndrimin se komisioni nuk mund të punojë pa kryetar ndërsa sigurojnë se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për tejkalimin e krizës.

" Qëndrimi jonë është se komisioni nuk mund të punojë pa kryetar. Po të ishte e mundur kjo nuk do të kisht nevojë të formohe komisioni më 12 korrik por më 16 mars" theksoi Mançevski

LSDM-ja gjithashtu nuk përjashton mundësinë që të propozojë ndryshime të Rregullores së Kuvendit, që ishte pjesë e marrëveshjes së marsit. Ata thonë se deri tani nuk kanë hartuar ndonjë propozim të tillë, por grupet punës po punojnë në përgatitjen e propozimeve. Ferikan Iljazi