Surprise Me!

Fushë-Krujë, lumi Zezë i mbindotur kthehet në vendgrumbullim plehrash

2015-08-21 1 Dailymotion

Lumi Zezë që përshkon qytetin e Fushë-Krujës është kthyer në një vend grumbullim plehrash. Mbeturina nga të gjitha llojet, duke filluar nga amballazhet prej kartoni, shishe qelqi e mbetje të tjera urbane, ndotin shtratin e lumit.

Sipas banorëve, këto mbeturina hidhen nga tregtarët duke krijuar një situatë tepër shqetësuese.

Ata shprehen se tregtarët jo vetëm i hedhin mbeturinat anës lumit, por edhe i djegin ato natën, duke ndotur edhe ajrin. Sipas tyre bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për pastrimin e këtyre mbetjeve.

Situata bëhet akoma më e rëndë në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta dhe rreziku i përhapjes së ndonje epidemie është më i lartë.

Buy Now on CodeCanyon