Surprise Me!

Basha - Ramës: Vendet fqinje nuk ndahen në strategjikë ose jo

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANE - Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka gjykuar politikën e jashtme të vendit, pak ditë pasi kryeministri i ardhshëm Edi Rama u kthyer nga dy takime me kryeministrat e Turqisë dhe Athinës. Basha nuk ka përmendur emra, por duket është kapur pas një deklarate publike të Ramës se Turqia dhe Greqia janë partnerë tanë strategjikë.<br /><br />Kryedemokrati nuk ka rënë dakord me këtë "renditje strategjike" sipas tij, që Rama ka bërë duke i dhënë prioritet këtyre dy vendeve. "Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve,"-tha ai,-" është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit. Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik.<br /><br />Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit,"- përfundon Basha.

Buy Now on CodeCanyon