Gjatë vitit 2013 në sportelin e Migracionit në Elbasan janë paraqitur rreth 220 emigrantë të cilët kërkojnë informacion lidhur me kushtet e punësimin në vend. Krahasur me një vit më parë, ky numër është rritur me rreth 90 emigrantë më shumë, të cilët kanë shtuar rradhët e të papunëve në Elbasan.

Papunësia në Elbasan është në shifra alarmante ku, 33% e popullsisë që ështe e aftë për punë nuk është e punësuar.

Ndërkaq, sot Elbasani njihet edhe si kryeqyteti i papunësisë. Specialisti i Marrëdhënieve të Punës dhe të Migracionit, Bledar Disho, pohoi se, "numri i emigrantëve të kthyer në vend është më i madh se sa numri zyrtar që japim në. Shumë emigrantë nuk paraqiten pranë sportelit tonë sepse nuk kanë dijeni se çfarë shërbimesh ne iu ofrojmë emigrantëve të rikthyer".

Kryesisht emigrantët janë orientuar në fushat ku ata kanë qenë të punësur në vendet ku kanë emigruar.

Sipas specialistit Disho, emigrantët kërkojnë të punësohen në sektorin e ndëtimit, kryesisht si: pllaka-shtrues, murator, bojaxhi, etj.

Disho u bëri thirrje të gjithë emigrantëve të kthyer në atdhe të marrin informacionin që kërkojnë në sportelin e migracionit.