Surprise Me!

Vlorë, Gjika: Do rishikohen edhe ndërtimet me leje pa plan turistik

2015-08-21 3 Dailymotion

VLORË -- Kryebashkiaku u Vlorës, Shpëtim Gjika ka premtuar sot jo vetëm prishje të ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare të Vlorës, por edhe të atyre me leje, që bien ndesh me planin turistik.<br /><br />Këtë ai e ka bërë gjatë prishjes së rreth 20 objekteve, të cilat u rrafshuan mëngjesin e sotëm nga policia bashkiake së bashku me inspektoriatin ndërtimor pranë bashkisë së Vlorës në zonën e Plazhit të Vjetër. Aksioni ka nisur nën drejtimin e vetë kryetarit të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili ka ndjekur të gjithë aksionin nga fillimi në fund të saj.<br /><br />"Jemi pak me vonesë, se kemi dashur mos e inicionim aksionin gjatë sezonit turistik. Por do vazhdojmë gjatë gjithë vijës bregdetare. Do të shohim edhe ndërtimet me leje, që bien ndesh me planin turistik", premtoi kryebashkiaku i Vlorës.

Buy Now on CodeCanyon