Kohët e fundit është rritur numri i të rinjve që kanë shqetësime të zemrës në qytetin e Elbasanit. Këtë konstatim e bëjnë mjekët kardiologë, të cilët pohojnë se shkaktarë jabnë temperaturat e larta, por edhe nga punët e rënda fizike e nga stresi.

Të rinjtë kanë rrahje të shpeshta të zemrës, të cilat mund të shkaktohen edhe nga kequshquerja, pirja e duhanit, alkolit dhe e kafeve të tepërta.

Mjekja kardeologe Diamanta Shuteriqi, tha se, "me të hasur shqetësimet e para të gjithë personat duhet të vizitohen tek mjeku kardiolog".

Shuteriqi shtoi se edhe personat që kanë pasur probleme me zemrën më parë dhe që marrin mjekime, me rritjen e temperaturave duhet të rishikojnë dozën e tyre duke u konsultuar me mjekët specialist.

Ajo këshilloi të gjithë qytetarët të shmanginin orët e zgjatura në diell dhe orët më të nxehta, si dhe të pinë sa më shumë lëngje.

Ndërkaq, sëmundjet kardiovaskulare të zemrës kanë pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme tek të rinjtë ose dëmtim të organeve jetësore të trupit të njeriut.

Tashmë nuk janë vetëm personat me moshën mbi 50 vjeç që preken nga sëmundjet e zemrës, por edhe moshat e reja. Shumë persona e neglizhojnë vizitën tek mjeku kardiolog kur hasin simptomat e para, gjë që çon në përkeqësimin e mëtejshëm të shëndetit.