TIRANE- Një breshëri automatiku është derdhur në garazhin, vetëm pak metral larg shtëpisë ku banon kreu i Partisë Socialiste të rrethit të Krujës, Artur Çela.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Hoxhë të Krujës. Garazhi ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë ku Çela jeton me familjen e tij.

Dhjetëra plumba kanë përshkuar derën e garazhit, për pasojë kanë dëmtuar automjetin e Çelës dhe të shtënat kanë ngjallur panik tek familjarët por dhe banorët e zonës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimi. Deri tani blutë e komisariatit të krujës nuk kanë rënë ende në gjurmët e autorëve, ndërsa mendohet se shkak i ngjarjes të ketë parapavijë politike.

Nëna e kreut të PS, Caje Çela rrëfen se kishin dëgjuar të shtënat rreth orës 23:00. "U frikësuam shumë. Dëgjuam breshëri automiku rreth orës 23:00. Njoftuam policinë. Nuk e dimë kush e ka bërë"- thotë e moshuara.