BAGDAD- Një valë e re shpërthimesh me bombë në kryeqytetin e Bagdadit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 23 personave dhe plagosjen e 40 të tjerëve.

Një nga sulmet ka ndodhur pranë të ashtuquajturës "Zona e Gjelbër" ku kanë selitë e tyre disa ambasada të huaja.

Shpërthimet kanë qenë të koordinuara në tre zona të kryeqytetit të Irakut, duke përfshirë edhe në dy lagje ku jetojnë shumica Shiite.

Në javët e fundit në zona të ndryshme të Irakut janë shumëfishuar sulmet me bombë kryesisht kundër Shiitëve, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve.

Në muajt e fundit, përshkallëzimi i dhunës sektare në vend ka rezultuar në rreth 3 mijë viktimave.