- Mitropolia e Korçës reagon pasi Zyra Përmbarimit i ktheu bashkisë, Pallatin e Kulturës, godinë e cila ishte marrë nga Kisha.

Mitropolia kërkon t'i kthehet godina e Pallatit të Kulturës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndalen këto veprime do jenë me pasoja të rënda në shoqëri

Sipas klerikëve Orthodhoksë dhuna e ushtruar ndaj Kishës Orthodhokse ishte një akt i shëmtuar duke dëmtuar kështu imazhin e shtetit shqiptarë.

"Ne klerikët ortodoksë të Dioqezës së Korçës, gjithë komuniteti ortodoks, shprehim indinjatën kundër Kishës Ortodokse, që në ngjarjen e Kishës në Përmet mori një përshkallëzim të rrezikshëm, duke lënduar ortodoksët e Shqipërisë dhe dëmtuar imazhin e vendit tonë. Nuk mund të pranohet një sjellje e tillë ndaj komunitetit ortodoks."- tha Ilia Kotnani, prifti i kësaj Dioqeze.

Ndërkohë disa besimtarë ishin mbledhur para Mitropolisë në shenjë proteste. Besimtarët në Korçë duke protestuar thanë se "u dhuna kisha ortodokse në Përmet"

Dy ditë më parë teksa përmbarimi po ekzekutonte vendimin për t'i dorëzuar Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës, të zaptuar 16 vite më parë nga Kisha Ortodokse hasur në kundërshtimin e besimtarëve dhe priftit ortodoks.

Përfaqësuesit e Përmbarimit, të mbështetur dhe nga policia private, ndërhynë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës ikona të Kishës, kambana, si dhe materiale të tjera.