DRIMADHE (VLORË) - Një jaht i vogël është mbytur në orët e pasdites, në plazhin e Drimadhes, pak letra larg bregut, në sy të dhjetra pushuesve. Kanë qenë orët e pasdites, kur jahtit i është hequr një nga tapat, për arsye që ende nuk dihen.<br /><br />Kur personat që ndodheshin në të kanë vënë re se jahti po mbushej me ujë, janë përpjekur ta ndalojnë. Ndërsa me kova, kanë nisur zbrazjen e tij. Por, përpjekjet kanë qenë të kota, pasi pas disa minutash, ai është mbushur me ujë dhe ka nisur të fundoset.<br /><br />Ndihma e shpejtë, një motobarkë e policisë, ka mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes.