GJIROKASTER - Vendosja e marrëdhënieve reciproke në pikën kufitare të Kakavijes ka bërë që pala greke të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe t'i japë fund bllokimit të emigrantëvë shqiptarëve në kufi.

Pas bllokimit të emigrantëvë shqiptarë në këtë pikë kufitare me pretekstin e garancisë financiare, apo emrin e personit pritës në vendin fqinj, me vendim të Drejtorit të Policisë Kufitare në Kakavijë, Admir Abrija, u vendos që e njëjta masë të merret edhe për shtetasit grekë që hyjnë në vëndin tonë.

Ky vendim çoi në tensionimin e situatës në këtë pikë kufitare, teksa rreth 20 shtetas grekë u kthyen pasi nuk kishin tarifën monetare prej 50 eurosh në ditë, për ditët që do kalojnë në vendin tone.

Menjëherë pas situatës së krijuar në pikën kufitare të Kakavijës nga pala greke jepet urdhri për të lejuar të gjithë emigrantët shqiptarë që plotësonin kriterin financiar.

Mësohet se vendimi është marrë me kërkesë të trupës diplomatike të shtetit grek në vendin tonë, e cila i ka kërkuar ministrisë së Jashtme greke të lejojë qytetarët shqiptarë të kalojnë pa probleme drejt shtetit fqinj.