ITALI - Italianët kanë shprehur shqetësimin e tyre se qeveria mund të rrëzohet për shkak të diskutimeve të pafundme mbi fatin e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Marrëdhëniet brenda qeverisë së koalicionit mes partisë PDL të Berluskonit dhe Partisë Demokratike të Kryeministrit Enrico Letta janë thyer pasi Senati po përgatitet të vendosë nëse<br /><br />Berluskoni do të përjashtohet nga skena politike pas dënimit të tij për mashtrim tatimor. Pas një samiti të partisë së tij gjatë fundjavës në vilën e Berluskonit në Milano, anëtarët e PDL-së kanë thënë se largimi i tij nga parlamenti ishte "e paimagjinueshme", dhe haptazi kanë kërcënuar për të rrëzuar qeverinë nëse partnerët e tyre të koalicionit do të votojnë për ta nxjerr atë jashtë.<br /><br />Ndërsa kryeministri Letta ka thënë se do të ishte "çmenduri" për të rrëzuar qeverinë e tij në një kohë kaq të ndjeshme për ekonominë, por rikonfirmoi se ai kishte besim se stafi i tij mund të zgjidhë problemet e saj.
