83 zjarre brenda më pak se një muaji. Ky është bilanci që paraqiti sot Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës (NJZT), e cila njoftoi se të gjitha ndërhyrjet e saj, kanë qenë të suksesshme për shuarjen e tyre. Komandanti i kësaj njësie, Ukë Aliti e quan gushtin, muajin rekord të shënimit të zjarreve. Vetëm 60 % e zjarreve kanë ndodhur në sipërfaqe të hapura. Në të gjitha zjarret, shkaktar ka qenë faktori njeri. Njësia Territoriale e zjarrfikësve të Tetovës u bën apel banorëve të tregohen më të kujdesshëm me hedhjen e bishtave të cigareve, përndryshe do të përballen me gjoba të mëdha dhe burg.<br /><br />"Gjatë shfaqjes së këtyre zjarreve, mund të përmend se faktori kryesor ka qenë faktori njeri, edhe atë nga mos kujdesi i tyre. Zjarret që përhapen në natyrë janë nga faktori njeri apo nga hedhja e cigareve, ndezja e zjarreve, pra është pakujdesi e madhe e faktorit njeri. Një të tillë do e theksoj në fshatin Raotincë, ku kemi intervenuar në parandalimin e përhapjes së tij nëpër shtëpi, në fshatin Raotincë, iu dogj një pasuri e konsiderueshme pronarit, bagëtia u dogj dhe krejt mjetet e punës", deklaroi Ukë Aliti, komandant i NJZT-së. Alsat-M
