Në Argjentinë, një violinist ka sfiduar policinë për ti thënë jo ndërtimit të një centrali hidrokarburësh.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Neuquen, një qytet i vogël në shtetin latin që prej disa ditësh është përfshirë nga protesta të dhunshme mes policisë dhe manifestuesve, pasi qeveria provinciale ka vendosur të zhvillojë një projekt mbi ndërtimin e një centrali.

Dhuna u përshkallëzua deri në atë pikë sa një manifestues mbeti i vrarë.

Dhe pikërisht në ato momente shfaqet një aktivist duke i rënë violinës, teksa policia me shkopa gome, vigjilon në "zonën e kuqe".