Kryeministri Gruevski bën thirrje për distancim të politikës nga ngjarjet sportive me çka do të evitoheshin edhe tensionet ndëretnike të cilat shpesh hasen në manifestimet sportive. Ai kërkoi nga tifozët që sportin të mos e përziejnë me ngjarjet politike ndërsa paralajmëroi sanksione edhe më të mëdha për prishësit e rendit dhe qetësisë në ngjarjet e ndryshme sportive. Në këtë drejtim qeveria pritët të ndryshoj ligjin për sport në seancën e radhës.<br /><br />"Ajo nuk është mirë dhe sigurisht se atë askush nuk mund ta mbështes. Thirrja ime është që ajo të mos ndodh dhe të jemi unik kur bëjmë tifo për reprezentacionin tonë apo klubet tona dhe sportin të mos e përziejmë me politikën apo me ngjarjet politike. Në këtë drejtim qeveria po përgatitet ndryshime në ligjin për sport të cilat do të jenë përforcim i masave në drejtim të parandalimit të këtyre dukurive. Veç më kemi miratuar mjaft ndryshime mirëpo në mënyrë plotësuese ka sanksione të reja për ata që në një mënyrë ose tjetër prishin frymën sportive në ngjarjet sportive", u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër. Alsat-M
