Pak orë para zgjedhjeve për kreun e ri të komunës Rrethina në Shkodër, materialet zgjedhore kanë nisur shpërndarjen rreth orës 15:00 të ditës së shtunë.

Në KZAZ nr 2, e vendosur në pallatin e sportit, aty ku edhe do të numërohen të gjitha qendrat e votimit, kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas kryetarit të kësaj KZAZ-je, Arvit Osja, çdo gjë ka vijuar normalisht, ndërsa problematike mbetet plotësimi i komisionerëve nga subjektet politike.

Materialet zgjedhore janë dorëzuar të gjitha tek komisioni zonal zgjedhor. Forcat politike nuk i kanë sjellë në afatet e caktuara, por kjo gjë është zgjidhur dhe jemi konform rregullave".