Surprise Me!

Ivanov anashkalon shqiptarët

2015-08-21 1 Dailymotion

Presidenti i Republikës Gjorgje Ivanov anashkalon shqiptarët në shkollën verore për "Lider të rinj, e cila u mbajt në Ohër nga data 19 deri më 31 gusht. Nga 40 pjesëmarrësit në këtë në këtë trajnim ishte vetëm një shqiptar. Edhe në trajnimet e viteve të kaluara shqiptarët nuk kanë qenë të përfaqësuar apo vetëm simbolikisht me nga një ose dy emra liderësh. Në fjalimin e mbajtur ndër të tjera Presidenti Ivanov përgëzoj të gjithë kursantët që gjithë përvojat dhe njohuritë e tyre ti shpërndajnë si risi dhe mirësi.<br /><br />"Çdo përvojë dhe njohuri që ju keni kaluar në këtë përdorim të shkollës, shpërndani risi dhe mirësi. Mos hezitoni të ëndërroni, dhe të përpiqemi drejt gjërave të mëdha. Ky është qëllimi i kësaj shkolle dhe filozofinë e këtyre viteve të Maqedonisë të pavarur për të ndërtuar në lartësi, me kritere dhe standarde më të larta, dhe me parime më të larta. Të gjitha njohuritë, shkathtësitë, aftësitë që i keni fituar,kultivoni ato me ndjenjë dhe mirënjohje. Kjo ndjenjë le tu ndjek një jetë të tërë, sepse ajo që ne të gjithë japim e harrojmë, por mos harroni ata që marrim dhe për këtë arsyem mbani mend dhe ju. Në jetë ju do të mësojnë shumë gjëra,për të cilat do të jeni mirënjohës", deklaroi Gjorgje Ivanov, president i Republikës së Maqedonisë.<br /><br />Në fund të ceremonisë presidenti Ivanov ju dorëzoj të 40-të liderëve të rinj nga një certifikatë, për punë dhe iniciativën e tyre gjatë këtij seminari. Në këtë seminar morën pjesë edhe 30 trajnues nga vende të ndryshme,si Spanja, Zelanda e Re, Kroacia Bosnja dhe Izraeli. Durim Etemi

Buy Now on CodeCanyon