Surprise Me!

Ndërhyrja në Siri, Obama kërkon leje nga Kongresi

2015-08-21 0 Dailymotion

Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar leje nga Kongresi për intervenim ushtarak në Siri. Obama theksoi se SHBA-të duhet të sulmojnë, por se dëshiron që aksioni të ketë legjitimitet nga Senati dhe nga dhoma përfaqësuese e Kongresit. Reagimet e para të kongresistëve, të cilët janë në pushimet vjetore janë të ndara. Një pjesë e tyre mbështesin këtë hap kurse disa janë kundër intervenimit amerikan në Siri. Demokratët e presidenti Obama kanë shumicën në Senat, por në dhomën përfaqësuese shumica janë nga radhët e Republikanëve, të cilët që moti dëshirojnë dobësimin e pozitave të presidentit amerikanë. Obama vlerëson se patjetër duhet të ndodh sulm ushtarak, por popullata amerikane,siç tregojnë sondazhet dhe anketat në rrugët e disa qyteteve të Amerikës është e lodhur nga luftërat.

"A e dinë se për çdo ditë vetëvriten nga 20 veteranë të luftës. Kanë mjete për raketa, por s'kanë për nevojat tona. SHBA-të nuk janë polic botërorë".

"Amerika duhet të tërhiqet nga Iraku dhe Afganistani. Fluturaket pa pilot kanë vrarë milion civil në shumë vende të botës. Këto janë luftëra jolegale të cilat nuk duhet të ndodhin. Popullit amerikan nuk i duhet edhe një luftë në të cilën do të shpenzohen miliardë dollarë për vrasjen e popullit të pafajshëm sirian".

"Dolëm në rrugë që të pengojmë fillimin e një lufte të re në Lindjen e Afërt. Gjënë e fundit që e dëshirojnë Kombet e Bashkuara dhe populli në Siri janë bombardimet e reja në vend".

Senatorët dhe deputetët, pëlqimin e të cilëve e kërkon Obama, zgjidhen pikërisht nga këto amerikan të lodhur nga lufta. Nëse plani i Obamës nuk arrin të zbatohet, ai do të jetë dyfish i dobësuar, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë në aspektin politik. Një pjesë e analistëve perëndimore prognozojnë se kokëdhembje shtesë për organizatorët e sulmit eventual do të kenë edhe ekipet e OKB-së. Mbrëmë vonë zëdhënësi i Organizatës ndërkombëtare tha se aktivistët e Kombeve të Bashkuara nuk do të tërhiqen nga Siria edhe krahas paralajmërimeve amerikane për intervenim ushtarak.

"Mbrëmë dëgjova se tërheqja e inspektorëve të armëve kimike hapin mundësinë për sulm në Siri. Kjo është karikaturë e së vërtetës. Në terrenin e Sirisë ka mbi 1000 pjesëtarë të OKB-së të cilët dërgojnë ndihmë humanitare dhe kryejnë intervenime sanitare. Ata edhe më tej qëndrojnë në terren", u shpreh Martin Nesirski, zëdhënës i KB.

Dje presidenti rus, Vlladimir Putin i bëri thirrje presidentit Obama që të gjitha provat, që tregojnë se regjimi ka lëshuar armë kimike, t'i dorëzojë deri tek Këshilli i sigurimit i OKB-së. Ndryshe, pushimi vjetor i Kongresistëve përfundon më 9 shtator, por ekziston mundësia që ata ta ndërpresin pushimin për shkak të situatës së krijuar. Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon