Një tjetër vrasje është shënuar sot në vend. Një 40-vjeçar është vrarë me armë paraditen e sotme nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas informacioneve viktima është shtetasi Qerim Marku, person me precedent penal dhe që prej 1 muaji kërkohej nga policia.
Gjithashtu mësohet se nga të shtënat është plagosur 60-vjeçari Semi Smeli i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje.
Sipas policisë, Marku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra ndërsa 60-vjeçari i plagosur ka marrë 2 plumba në trup dhe ndodhet në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Sipas uniformave blu, Marku është qëlluar nga një automjet tip BMW me ngjyrë të kuqe e cila është larguar menjëherë nga vendngjarja pas krimit.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kjo është vrasja e dytë që shënohet ditën e sotme në vend. Një biznesmen ndërtimi u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Durrës ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë.