Biznesmeni i ndërtimit Plarent Cani u ekzekutua me armë mëngjesin e sotëm në zonën e plazhit, pranë sektorit "Teuta" në Durrës.

Vrasja ndodhi rreth orës 07:30 minuta. Nga të dhënat e para mendohet se autorët, 2 persona me motor i kanë zënë pritë viktimës, për ta ekzekutuar në vendin e njohur si "Rrota Kuqe".

DY PLUMBA NE KOKE
Korrespondenti Artur Korriku informon se 40 vjeçari ka pasur dy plagë në kokë të shkaktuar nga 2 plumbat, gëzhojat e të cilave u gjetën në vendngjarje nga policia.