SHBA - John McCain është fotografuar ndërsa luante poker në iPhone-in e tij, gjatë mbledhjes së senatit, i cili ishte mbledhur për të gjetur një zgjidhje, për të ndërmarrë një ndërhyrje ushtarake të mundshme në Siri. <br />Një fortograf i Washington Post, rastësisht ka arritur të fokusojë me aparatin e tij, si kundërshtari historik i Presidentit amerikan Obama, luante poker në telefonin e tij, ditën e martë , gjatë mbledhjes së Senatit amerikan.<br />Disa minuta pasi foto ka përfunduar në ëeb, ka pasur edhe një reagim nga vetë McCain, i cili në një mesazh në profilin e tij, në rrjetin social Twitter, duke dashur të `zbusë` situatën. Ai shkruante se foto ishte skandaloze dhe për më tepër kishte humbur në lojën Poker të cilën e kishte zhvilluar gjatë mbledhjes së Senatit. <br />Ndërkohë që kjo foto po bënte xhiron në faqet e ëeb-it, McCain pritej të dilte në një intervistë për televizionin CNN, ku do të fliste për çka u diskutua në mbledhjen në lidhje me situatën në Siri. <br />Ai është shprehur, se ndonjëherë mërzitet, kështu që gjen diçka për të bërë edhe pse gjatë kësaj loje, ai kishte humbur mijëra `dollarë` në çipsa on-line.
