TIRANE - Biznesmentit të ndërtimit Armando Cekaj i është vendosur një sasi tritoli në fuoristradën tip "Volvo", me targa AA779 CX. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15- 11: 20 minuta, në rrugën "Siri Kodra", pranë qendrës së Tiranë.

Mendohet se makina fuoristradë e zezë tip Volvo me targa AA779CX ka shpërthyer sapo Ceka ka hipur në makinë për ta ndezur. Automjeti ka pësuar dëme materiale.

Nga shpërthimi ka dëmtime në pjesën e prapakolpit, ndërkohë që Armando Ceka nuk është lënduar.

Uniformat blu kanë nisur hetimet ku rezulton se automjeti ka shpërthyer pak çaste pasi është ndezur. Lënda plasëse është një sasi tritoli me fitil, e ndezur nga një person i cili ka ndjekur itinerarin e biznesmenit.

Shpërthim konsiderohet një mesazh për të trembur Cekajn. Copat e makinës së dëmtuar janë përhapur në një rreze prej 20 metrash, dhe nga shpërthimi i janë thyer xhamat një makine Benz me ngjyrë të kuqe me targa TR 9576 F, që ndodhej aty e parkuar, si dhe një dyqani aty pranë.