Mullisët kërkojnë nga Qeveria -- që masa për import të kushtëzuar të miellit të vazhdojë deri në fund të vitit e jo deri kah mesi i shtatorit siç u paralajmërua në fillim. Kurse nëse qeveria vendos kah mesi i muajit të heq masën, atëherë ata kërkojnë subvencione për blerjen vjetore të grurit me mbi 11 denarë për kilogram. Këtë kërkesë ata e arsyetojnë me qëndrimin se nëse masa hiqet tani, tregu vendorë do të prishet. Thonë -- ekziston mundësia prej Serbisë të hyj miell i lirë të cilit prodhuesit vendor nuk mund t'i konkurrojnë me çmim.<br /><br />"Do të donim që qeveria të ketë mirëkuptim dhe ta subvencionojë diferencën prej 11 denarëve deri tek çmimet e rekomanduara. Nëse nuk kemi një gjë të tillë, atëherë do të pasojnë masa më të rrepta, gjegjësisht gruri tu kthehet prodhuesve pasi nuk kemi mundësi ta paguajmë atë", deklaroi Vasko Ristovski, Oda ekonomike e Maqedonisë. Alsat-M