Teksa vazhdojnë përgatitjet e fundit në Durrës përpara ndeshjes me Slloveninë, kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana ka dalë para medieve për të shprehur opinionin e tij në lidhje me dy ndeshjet, por së pari Slloveninë.<br /><br />"Ndodhemi në një pozicion që nuk kemi qenë kurrë më parë, por akoma nuk kemi bërë historinë. Nuk dua të bëj premtime sepse nuk jam politikan. Me Slloveninë është një ndeshje e vështirë që i ka të tre rezultatet brenda dhe për këtë arsye kemi shpresa, por qëndrojmë edhe me këmbë në tokë. Duhet të japim dyfishin nga vetja, nuk nisemi favoritë, pasi luajmë në fushën kundërshtare.