Drejtoria e Metrologjisë ka deklaruar një muaj më parë se "pikat e karburanteve vjedhin konsumatorin shqiptarë", por ka refuzuar dhe ende vazhdon të refuzojë të bëjë publik, emrat e karburanteve apo stacioneve të shitjes që ditën për diell vjedhin shqiptarët.

Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës, pas informacioneve të bëra publike në media, ka vendosur të nisë hetimet në lidhje me këtë situatë.

Organi i akuzës i ka kërkuar Shërbimit të Matjes dhe Metrologjisë të japë emrat e karburanteve abuzivë e pas hezitimit prej disa kohësh të këtij institucioni, që nuk e bën publike këtë listë.

Njëkohësisht, me nisjen e këtyre hetimeve, organi i akuzës do të hetojë për moskallëzim krimi dhe vetë institucionin që konstatoi vjedhjen e qytetarëve, pasi nga grupi hetimor, vjedhja në masë klasifikohet vepër penale e dënueshme.