Surprise Me!

Partia Socialiste dhe reforma parlamentare

2015-08-21 0 Dailymotion

Kuvendi i Shqipërisë, pritet të pësojë ndryshime përsa i përket mënyrës së organizimit.

Partia Socialiste në bashkëpunim edhe me aleatët e LSI-së ka ngritur një grup pune, i cili po punon në lidhje me një ristrukturim e Kuvendit. Grupi i punës do të kryesohet nga deputeti dhe njëherësh ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, z. Ilirjan Celibashi.

Burime pranë së majtës, bëjnë me dije se ky ristrukturim lidhet edhe me strukturën e qeverisë, në te cilën janë shtuar edhe 4 ministri te tjera. Pritet që organet e Kuvendit, më konkretisht komisionet e përhershme parlamentare, të pësojnë një ndryshim qoftë në emërtesën e tyre por edhe në shtimin në numer. Aktualisht kuvendi është i ndarë në tetë komisione parlamentare. Do të jenë pikërisht deputetët dhe juristët e PS që do të propozojnë skemën se si duhet të funksionojë Kuvendi gjatë katër viteve të ardhshme, kur ky institucion do të drejtohet nga kreu i LSI, Ilir Meta.
Pritet që brenda javës së ardhshme, pak ditë pas nisjes nga puna të Kuvendit të ri të mësohen edhe emrat e komisioneve, në të cilët do të ndahet puna e deputetëve.
Reforma parlamentare u la tyhuajse në hijë vitin e fundit pavarësisht dakordësisë në parim mes PS e PD gati dy vjet më parë. Sipas të majtëve një ristrukturim I komisioneve të përhershme kuvendore e bën punën e legjislativit shqiptar më eficent.

Buy Now on CodeCanyon