Barra e kostove ekonomike të parlamentit të ri, I cili do të jëtë më i kushtueshmi në historinë e vëndit tonë dhe qeverisë së re,do të bien mbi taksapaguesist shqiptare.
Kështu është shprehur deputeti I partisë demokartike, Eduard Halimi, në një status në faqen e tij zyrtare në facebook ku bën një rezume të shpenzimeve të parlamentit të ri,teksa thekson se shqiptarët me 23 qershor votuan per 140 deputet, por me taksat e tyre do të paguhen 160 të tillë.
"U votua per 140 deputete por do te paguhen 160 sepse kryetari i PS donte te kishte dhe 20 te tjere plus, duke shtuar ministrat. Nje deputet i kushton shqiptareve jo me pak se 2 milion leke ne muaj, 24 milion ne vit (25.000 dollare) dhe ne 4 vjet minimumi 100.000 USD"
Sipas Halimit vendimi të rritjen e numrit të ministrive bie ndesh me interesin publik,ndërsa thekson se kryemistri në ardhje nuk I pyeti shqiptarët lidhur me këtë vendim të tijin personal.

"Shpenzimet e kesaj qeverie nuk perfundojne me kaq; Plot 5 ministri me shume te cilat sigurisht ata qe votuan nuk i dinin ne 23 qershor. Nuk do te shpenzohen parate e Edi Rames por te shqiptareve. Ai premtoi ti pyeste per cdo vendim."

Në fund Halimi shkruan se këto vendime abuzive të Edi Rames vijnë në një kohë kur të gjitha qeveritë e vëndeve të zhvilluar po I reduktojnë shpenzimet qeveritare