TIRANE- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të mjetit me të cilin ata udhëtonin. Makina me targa AA 787 DK ka shpërthyer rreth orës 18:35 në zonën e Laprakës.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Petrit Marku, ndërsa janë plagosur edhe një shtetase hungareze që udhëtonte me të dhe dy fëmijët.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit i cili ka pësuar dëmtime të mëdha të gjymtyrëve, tashmë ndodhet në sallën e reanimacionit për t'iu nënshtuar një ndërhyrje kirurgjikale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth 200 metra nga vendi ku ndodhet mjeti, pasi drejtuesi humbi kontrollin e drejtimit të makinës.

Nga grupi hetimor është konkluduar se në makinën në të cilën udhëtonin 4 personat, ishte vendosur eksploziv me telekomandë në pjesën e poshtme të mjetit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe të zjarrfikëses.

Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rethanave, ndërsa njësia antieksploziv pritet të hetojë më tje ngjarjen dhe llojin e eksplozivit të vendosur.