Presidenti sirian Bashar al-Assad, mohon edhe njëherë përgjegjësinë e tij mbi sulmet kimike të 21 gushtit.

Në një intervistë të tij në televizionin CBS, shprehet se nuk ekzistojnë provat që ai të ketë përdorur armë kimike, kundër popullit të tij.

Gjatë kësaj interviste, e cila ishte edhe intervista e parë në dy vjet, që presidenti sirian jep për një televizion amerikan, ai u shpreh se do të marrë masa për një hakmarrje të mundshme, në rast sulmi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough, deklaron se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të japin një mesazh të qartë, pasi Assad po sheh shumë nga afër çfarë po ndodh në Ëashington.
Nga ana e tij, sekretari i shtetit amerikan, shprehet se Assad gënjen mbi armët kimike dhe se nuk është hera e parë që i përdor, por i ka përdorur edhe plot 11 herë të tjera. Ai gjithashtu ka shtuar se Damasku ka arsenalin më të madh të armëve kimike në botë.

Ndërsa Presidenti amerikan Barack Obama ka marrë pjesë në një darkë me zëvendës Presidentin Joe Biden dhe disa senatorë të tjerë republikanë, darkë e cila ka zgjatur 1 orë e 20 minuta.
Duke vijuar kështu tratativat e një pune bindëse ndaj Kongresit për të aprovuar ndërhyrjen ushtarake në Siri.