Surprise Me!

Sërish protestë tek Ekonomiku: T'i jepet fund betonizimit rreth godinës

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë kanë kërcënuar se do të zhvillojnë një protestë 24-orëshe, nëse nuk gjendjet një zgjidhje për kërkesat e tyre. Ata kërkojnë t'i jepet fund betonizimit përreth këtij fakulteti, të merren masa për ujërat e zeza, si dhe kthimin e konviktit të Gjuhëve të Huaja siç ka qenë më parë. <br /> <br />Në shenjë simbolike ata zhvilluan një orë leksioni sërish para ambienteve të këtij fakulteti të ulur kembëkryq.<br /> <br />Ndërsa një ditë më parë, drejtuesit dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës të cilët prej ditësh kanë bojkotuar provimet e shtatorit në shenjë proteste kundër ndërtimit të një godine në ambientet e territorit të këtij fakulteti, nëpërmjet një letre të hapur i kërkojnë instancave shtetërore të marrin masa për këtë problem.

Buy Now on CodeCanyon