Surprise Me!

Tre ambasadorë: Prioritet i këtij parlamenti, integrimi në BE

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANË -- Ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë kanë shprehur sot vlerësimet e tyre për hapjen e punimeve të Kuvendit të ri të Shqipërisë, pjesëmarrësit në të, angazhimet dhe prioritet e tij.

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi,ai i OSBE-së, Robert Wilton dhe Ambasadori i SHBA-së, Alexandër Arvizu e kanë ndjekur seancën e parë direkt nga salla dhe në përfundim kanë dhënë opinionin e tyre duke e vënë theksin kryesisht tek domosdoshmëria e angazhimit të parlamentit shqiptar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

AMBASADORI I BE: KY PARLAMENT NIS ME INTEGRIMIN SI PRIORITET

I pyetur nga media për përshtypjet rreth seancës së sotme, Ambasadori Sequi e konsideroi këtë ditë "si shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi ky parlament dillon me një frytë të qartë e të pastër, me një prioritet të rëndësishëm siç është integriteti në Evropë."

AMBASADORI I OSBE: DEMOKRACIA KËRKON PËRKUSHTIM KONSTRUKTIV

Edhe ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton, u shpreh: "I uroj punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Demokracia kërkon përkushtim nga çdo anë, edhe nga opozita, pra, duhet të jesh konstruktiv, pozitiv,"- nënvizoi ai në gjuhën shqipe.

ARVIZU: PRESIM ANGAZHIM PËR AXHENDËN EUROPIANE TË VENDIT

Më pas, u prononcua Ambasadori Arvizu nga ana e tij tha: "Është shumë emocionuese që ndodhem këtu sot. Edhe njëherë dua të shpreh përgëzimet e mia në emër të SHBA-së për të 140 deputetët e parlamentetit të ri.

Nuk e mbaj mend saktësisht, por rreth 40% e tyre janë të rinj; rreth 40% po rikthehen.

Po ashtu, jam shumë i kënaqur me numrin e grave që janë zgjedhur deputete dhe të atyre që do shërbejnë në qeveri.

Kjo është një ditë për t'u festuar për të gjithë popullin shqiptar, po përpara ka shumë punë për të bërë.

Sytë do ngulen tek Qeveria, por edhe tek zhvillimet këtu në parlament. Presim me kënaqësi angazhimin e deputeteve për axhendën evropiane të vendit dhe përsa i përket SHBA-së, jemi shumë të kënaqur që kemi marrëdhënie shkëlqyera si me mazhorancësn e re dhe me opozitën,"- përfundoi ai.

Buy Now on CodeCanyon