Surprise Me!

Shqiptari kërkon të kthehet në burg

2015-08-21 4 Dailymotion

Një 30 vjeçar shqiptar, kërkon të rikthehet në qelinë e burgut.
I riu shqiptar është paraqitur në kazermën e karabinierëve të Castiglione Olona ku ka bërë një kërkesë të çuditshme, që të mund të kthehej në burg, pasi nuk duronte dot të motrën e tij.
Shqiptari 30 vjeçar i arrestuar për çështje droge në Liguria të Italisë, ishte lënë në arrest shtëpie dhe jetonte bashkë me të motrën e tij.
E motra e tij, një tip perfekte dhe që jeton në territorin italian në mënyrë të rregullt, si në punë ashtu edhe përsa i përket lejes së qëndrimit.
Djali shqiptar, kësaj rregullsie dhe normaliteti nuk i kishte rezistuar dot.
Pas zënkës së rradhës me të motrën e tij, për të mos arritur në degjenerim të situatës, ai ka dalë nga shtëpia, duke iu drejtuar kazermës së karabinierëve, me lutjen që t`a merrni sërisht në burg.
Por, nuk është kaq e lehtë të ndryshosh një vendim të marrë, në një tjetë vendim, sikurse prenotojmë një hotel.
Sipas ligjit, askush nuk mund t`a mbyllte shqiptarin në qelinë e burgut, pa pasur një arsye dhe pa bërë asgjë të dënueshme.
Pasi e ka kuptuar këtë gjë, shqiptari nuk ka humbur kohë dhe ka inskenuar një vjedhje, ku më pas është arrestuar nga karabinierët italianë.
Mediat italiane e kanë cilësuar si të burgosur por të lumtur.
(a.ç/shqiptarja.com)

Buy Now on CodeCanyon