Materniteti i Korçës nuk e ofron shërbimin e duhur për shkak të mungesës së aparaturave diagnostikuese.<br /><br />Për pasojë, pacientet femra u drejtohen klinikave private ose udhëtojnë drejt kryqytetit, çka u kushton atyre një kosto më të shtrenjtë. <br /><br />Mungesa dhe mosfunksionimi i aparaturave në qendrat shëndetësore në qytetin e Korçës tashmë është kthyer në një shqetësim serioz për jetën e pacientëve. Një situatë e tillë vërehet në maternitetin e Korçës, ku aparatura, të cilat merren me diagnostikimin e sëmundjeve prej kohësh kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa shumë të tjera mungojnë prej kohësh.
