Vetëm një orë para seancës parlamentare, ku do të debatohet programi i qeverisë "Rama", ambasadori i BE-së zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta ku shprehu besimin se ky i fundit do të ndihmojë në arritjen e një bashkëpunimi maxhorancë opozitë me qëllim arritjen e objektivit, Integrimi në BE.

Pas takimit me Ilir Metën që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit, Sequi tha se të hënën në Bruksel, ku do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama, do të dërgonte "ndjesitë shumë pozitive"

"Brukseli do të shikojë një parlament me një forcë shumice konstruktive por dhe opozitë konstruktive dhe të fortë "- nënvizoi më tej ambasadori i BE-së Ettore Sequi.

Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit Ilir Meta e siguroi se do të punojë për të krijuar një klimë bashkëpumimi mes forcave politike për të arritur sa më shpejt objektivin e integrimit në BE.

"Ishte një takim konstruktiv dhe shumë i përzemërt. Jam plotësisht dakord me atë çfarë tha zoti Ilir Meta. E urova për zgjedhjen e tij në postin e kreut të Parlamentit dhe për angazhimet pozitive në rrugën drejt BE-së. Të hënën do të jem në Bruksel dhe do të jetë një kënaqësi të transmetoj ndjesitë që janë shumë pozitive.