Një monedhë 4 dollarëshe e vitit 1880, do të nxirret në ankand dhe besohet se do të shitet për 1.5 milion dollarë. Monedha e rrallë përbëhet nga 6 gramë floriri të pastër dhe është prodhuar në SHBA. Por nuk është hedhur asnjëherë në qarkullim. <br /><br />Ajo do të shitet në ankand me 26 monedha të tjera për një shumë të hamendësuar rreth 8 milion dollar. Sipas drejtorit të monedhave të rralla të Bonhams, Paul Song, vlera mesatare për çdo monedhë është gati 300 mijë dollarë.<br /><br />Song shpjegoi se punimi i rrallë i artit në miniaturë, u projektua për të qënë e njëjtë në peshë me monedhave të vendeve të tjera si Franca, Belgjika Zvicra etj. për t'a bërë më të lehtë tregtinë ndërmjet vendeve.
