Tetëmbëdhjetë fëmijë të klasës së parë në shkollën "Hasan Tahsin" në Tiranë nuk e kanë nisur vitin shkollor si të gjithë të tjerët.

Ndonëse të përgatitur me dëshirën për të hyrë në rrugën e dijes, dhe me lule në dorë ata nuk kanë mundur të nisin mësimin pasi nuk u kishte ardhur mësuesja.

Duke mos ditur t'i shpjegonin nxënësve të vegjël "çorbën" që bëjnë të mëdhenjtë, nxënësve që prisnin me lule u kanë thënë se mësimi nuk do të mbahej sot pasi mësuesja ishte e sëmurë.

"Nuk ishte mësuesja. Prita e prita, dëgjova që mësuesja ishte sëmurë pastaj ikëm"- thotë një nga vogëlushët që nuk mundi të nisë sot klasën e parë. Ai mbante me vete dhe një tufë me lule dhe në fytyrë nuk mundte dot të fshihte mërzitjen.