Çdo kush që kishte siguruar biletë sot mori kafjallin falas në Urën e Gurit ose në urën "Syri" . Manifestimin, sikurse edhe deri më tani, e organizoi Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me shkollën e mesme hotelierike "Lazar Tanev". Me qytetarët ka ngrënë mëngjes edhe kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Miqtë ulen së bashku në tryezë, tha Trajanovski, duke vënë në dukje se urat gjithmonë kanë qenë simbol i bashkimit të njerëzve .

"Kjo ngjarje u bë pjesë e njohur e jetës kulturore në qytetin e Shkupit, një formë e re e shoqërimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit. Kanë ardhur nga të gjitha pjesët e kryeqytetit .Risi këtë vit është se organizohet në dy ura, në tre vitet e fundit ne e kemi organizuar në Urën e Gurit në Shkup, kurse tani edhe në 'Urën Syri'", tha Koce Trajnovski, kryetar i Bashkisë së Shkupit

Të kënaqur nga manifestimi ishin 2500 qytetarët të cilët hëngrën mëngjes gratis

"Jam shumë e kënaqur, le të vazhdojmë mëtej dhe kështu të takohemi. Këtu shihemi me njerëzit që ne nuk i kemi parë, bisedojmë, çdo gjë është bukur... "

A jeni për herë të parë këtu ?

"Po, për herë të parë jam këtu".

"Mua më pëlqen ky manifestim, është i bukur andaj vijmë këtu. Unë jam për herë të katërt këtu. Ndjehem mirë. Ta mbajmë traditën edhe në të ardhmen".

Për manifestimin e sivjetmë "Mëngjesi në urë", Qyteti i Shkupit, nga buxheti ndau 450 mijë denarë. Ngjarja është mbështetur nga shumë donatorë, restorante, furra buke, super-markete dhe nga prodhues dhe importues të ushqimit dhe pijeve. Petar Bllazhevski