GOLEM - Burime nga policia e Kavajës bëjnë të ditur se lënda plasëse që ishte vendosur në makinën e kryekomunarit ishte minë e pajisur me celular, i cili do të aktivizonte shpërthimin. Nga ana e tij shefi i Policisë së Krimeve të Rënda në Kavajë, Endrit Hoxha tha për Shqiptarja.com dhe A1 Report se: "Sasia e tritolit e vendosur në pjesën e poshtme të makinës ishte rreth 200 gr dhe dyshohet se eksplozivi mund të ishte vendosur gjatë orëve të natës.
