DURRËS - Një arkitekt në Zyrën Urbanistike të Bashkisë së Durrësit është arrestuar sot nga policia për llogari të policisë italiane.

Sipas policisë së drejtorisë së Durresit, 34 vjecari Adlei Likmetaj është dënuar në mungesë në Itali me 9 vjet e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike dhe ndaj tij autoritetet italiane kishin firmosur një urdhërarrest ndërkombëtar nga gjykata e Apelit në Ankona në Itali që më datë 18 shtator të vitit 2010.

Menjëherë pas këtij arrestimi, ka reaguar edhe bashkia e Durrësit. Drejtoresha e zyrës së burimene njerëzore në bashki Drita Zeneli thotë se për marrjen e tij në punë 34 vjercari ka respektuar të gjitha kriteret që kishte vendosur bashkia, përfshirë këtu edhe dëshminë e penalitetet, në të cilën ai rezultonte person pa precedent penal.

Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm, 25 shtator në zyrën e bashkisë, ku Likmeta kishte shkuar normalisht për të nisur ditën e punës. Prania e forcave të shumta të policisë kanë ngjallur trembje dhe çudi tek punonjësit e bashkisë, ndërsa në momentin e arrestimit Likmeta nuk ka shfaqur rezistencë.