SHBA - Një yll i ri mund të qepet në flamurin e SHBA-ve. Nëse ideja e një shteti të ri federal amerikan mund të tingëllojë si e vjetër, nuk është aspak kështu për banorët e kontesë Modoc pasi fqinjët e tyre në Siskiyou, votuan në favor të shkëputjes nga Kalifornia.<br /><br />Objektivi? Ti jepet jetë shtetit federal Jefferson, mes Oregonit dhe Kalifornisë që përfshin të gjithë territoret në kufi me këto dy shtete. Presidenti i kontesë Geri Byrne, motivoi këtë kërkesë për ndarje duke thënë se qytetarët janë në shumicë në favor të shkëputjes prej të ashtuquajturit "Shteti i Artë" (Kalifornisë).<br /><br />"Njerëzit janë të lodhur nga trajtimi që i bëhet nga shteti të cilit i përkasin. Nevojat e komunitetit injorohen duke e bërë atë të ndihet edhe më të largët"-tha Byrne. Megjithatë ai siguroi se nuk do të jetë një ndarje e fortë dhe e dhunshme si ajo e lëvizjeve separatiste por thjesht ka nisur puna që ky proces të kryhet në një periudhë të shkurtër.
